
Një konflikt për çështje pronash është regjistruar në kryeqytet.
Policia e Tiranës njofton se katër persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dhunuan dhe kërcënuan dy bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit.
Shtetasit Endri Allushi, Erald Basha, Ervin Topi, Ardian Shera dhe Emiljano Topi, të gjithë banues në fshatin Nikël, shokë me njëri-tjetrin, dhunuan dhe kërcënuan shtetasit L.H dhe A.C.
Menjëherë pas denoncimit të këtyre të fundit, policia vendosi në pranga katër prej tyre, ndërkohë që po punon për kapjen e Ervin Topit, i cili dyshohet të jetë nismëtari i pretendimit të paligjshëm mbi pronën dhe organizator i ngjarje
Sipas informacioneve zyrtare, kallëzuesit deklaruan se e kishin blerë tokën në vitin 2021 nga një shtetas tjetër, por janë përballur me pretendime të paligjshme dhe sjellje të dhunshme nga ana e pesë personave, të cilët kanë ushtruar presion për ta marrë në zotërim këtë pronë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pretendimi”.
Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre, arrestohen 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin.
Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.