
Erion Alibej, një nga personat e akuzuar nga SPAK për shumë vrasje të ndodhur në Elbasan në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Erion Alibej, që është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka folur për njohjen me vrasësin Nuredin Dumani, paratë që ka ofruar për kokën e Talo Çelës dhe të tjera ngjarje.
SPAK e akuzon Erion Alibejn për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin?
Erion Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky EÇ. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje.
Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.
Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepja 100 mijë Euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë.
Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.
Më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe me thotë që është në dijeni dhe Festim Qoli, i thash ok, nis bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi.
Unë i tregova itinerarin e makinës që ishte qëlluar nga të dyja anët. Më tha ka qenë dhe një Dorjan Shkoza dhe ka qenë me makinë tjetër dhe ka zbrit duke qëlluar tek ana tjetër. Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe Dashnorin me e ekzekutuar. Dumani me tha se kishte probleme vetë me ata, unë i thashë me intereson vetëm Talo Çela, unë e dija qe financuesit e urdhëruesit ishin në Dubai. Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tonët.
Dumani me tha se Talo Çela shkon shumë dhe me Festim Qolin më tha që për vrasjet unë marr gjysmat e lekëve. E pashë që nuk kishte telefon te enkriptuar, i shpjegova Arjanit që Nuredini s’ka SkyEcc, dhe i dhashë një Iphone 6 që kishte të instaluar Sky Ecc, i dhashë dhe 50 mijë euro, e mësova dhe si përdoret Sky Ecc. /voxnews