
Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai falënderon 7,289 votuesit e tij dhe paralajmëron zhvillime që do e çojnë drejt mandatit. Në një status që ka nevojë për pak “përkthim,” Murrizi bën disa llogari që më shumë se me politikën lidhen me drejtësinë. Ai tashmë renditet i treti në listën e atyre që nuk mundën të futen në parlament nga lista e hapur, por që fati mund t’i trokasë në derë nëse deputetët e zgjedhur do të largohen.
Ja çfarë shkruan Myslym Murrizi:
“Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARËT pa vd coll dhe pa pirë kafe me asnjë ‘udhëheqës’ me ‘paparac’ nga pas që t’u përcillja strukturave mesazhin që ‘udhëheqa’ vdes për mua.”
Ndonëse nuk është e vështirë të kuptohet se për kë janë “spicat” e zotit Murrizi, vlen të përmendet se, edhe pse numërimi i votave është mbyllur zyrtarisht dhe dihet qartas se kush do të shkojë në parlament, ka ende shpresë mes atyre që punuan fort në listat e hapura për të marrë atë që pretendojnë se meritojnë. Dhe po të mendosh apatinë gjatë fushatës së listave të mbyllura, nuk është dhe aq i pakuptueshëm zemërimi i kandidatëve që luftuan me mish e shpirt ndaj atyre që morën mandatin pa u lodhur thuajse fare. Ndoshta ajo qe që demokrati i njohur përpiqet të thotë mes rreshtave ka të bëjë dhe me lëvzjet e drejtësisë dhe SPAK që praktikisht kanë nën hetim zyrtar dy deputetë: Sali Berishën dhe Fatmir Mediun. Largimi i të cilëve nga parlamenti do ti hapte rrugën dhe Myslym Murrizit.
Statusi i plotë në Facebook
Pas hedhjes ne sistem te qendres se votimit nr 1531/00 qe nuk ishte hedhur nga KQZ, shkuam 7289 vota dhe numri 3 nga lista e PD ose numri 4 me gjith partin e Liris ne liste
Deri ne 10 shtator do te kete levizje te tjera te papritura edhe pse Faslliu nuk e beson
Kur kam deklaruar publikisht se shum shpejt 7289 VOTUES TE LIRE do te kene perfaqesuesin e TYRE ne Parlament, as kam hamendesuar e as kam fluturuar si shum delirant politik qe enderronin se do ti votonin QYTETARET pse i mbeshtetnin pseudo-kryetaret qe nuk kishin dhe nuk kane asnje peshe reale ne deget e partis qe vegjetojne si demek “ kryetar”
Dhe une kam bere fushat vetem me QYTETARET pa vd coll dhe pa pir kafe me asnje “ udheheqes” me “ paparac” nga pas qe tu percillja strukturave mesazhin qe “ udheheqa” vdes per mua
Ehhhhh sa ujra do rrjedhin ne kete vere te “ nxehte” sa do habiten te gjith Fasllinjt dhe Faslleshat qe mashtrojne sikur din shum e din çdo gje.