
Një operacion është zhvilluar në mëngjesin e sotëm mes Italisë e Shqipërisë drejtuar nga Antimafia e Barit e autoritetet shqiptare SPAK në bashkëpunim me Interpol.
Megaoperacioni ka çuar në shkatërrimi e një mega trafiku heroine e kokaine mes Ballkanit, Europës Veriore e Puglias (Itali).
Operacioni i koduar “Ura” ka çuar në shkatërrim e një trafiku ndërkombëtar droge, riciklim kapitali e abuzim detyre.
Shih VIDEON
Në këtë operacion morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës.
Operacioni “Ura” ka çuar në vënin në masë ndalimi të 52 personave mes Shqipërisë e Italisë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dorgës, riciklimit e abuzimit me detyrën, si dhe është ekzekutuar urdhri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri.
Në orën 10:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. Në konferencë nuk dihet ende nëse do jenë edhe përfaqësues të policisë.