
Blendi Gonxhja, kandidat për deputet në listën e hapur të PS për qarkun e Tiranës, rezulton të jetë më i votuari në gjithë Shqipërinë më 22 mijë vota. Për mediat, Gonxhja teksa tenton të “frenojë” gëzimin e madh të këtij votimi pranon se në fakt i vendos në vend “nderin” nëpërkëmbur në vitin 2002.
Asokohe nënkryetar bashkie Gonxhja dha dorëheqjen pasi qyteti i Tiranës i përmbyt nga hapja e digës së Liqenit Artificial.
Sot, me portofolin e ministrit dhe me disa poste të mbajtura ndër vite nën qeverisjen e PS, Blendi Gonxhe thotë se po vë në vend nderin, dhe se kjo votë më shumë se asgjë i ledhaton jo vetëm sendrën, por nëse i propozojnë, sepse si pranon që nuk ka kërkuar kurrë punë, mund të pranojë edhe atë që përflitet postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Ndaj dhe kur pyetet për Erion Veliaj dhe bashkinë Tiranë, në përgjigjen e tij, Gonxhja shpreh keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj, duke theksuar se nuk ka një projekt personal për të kandiduar në këtë moment.
Gonxhja nënvizoi se Bashkia e Tiranës mbetet një institucion me rëndësi të madhe dhe se kontributi i tij do të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes angazhimit si deputet. Por nëse ja propozojnë, në këtë rast Edi Rama ai thotë se-“Nuk kam plan personal karriere, gjithmonë jam thirrur që të pyetem a jam në dispozicion për një kauzë të caktuar, nuk kam programuar asgjë për një ambicie personale, pas kësaj që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës.
Votëbesimi në Tiranë është një shpagim, për atë thikë, që ndërpreu karrierën time më 2002 dhe që kjo është një gjë që ka të bëjë me gjithçka në jetën time, lidhet dhe me familjen time”, deklaroi Blendi Gonxhja në intervistën e dhënë për News 24 me Nisida Tufën.