
Gazetari dhe aktivisti i njohur i “Tifozave Kuqezi”, Ariglon Pali, ka publikuar së fundmi një foto nga ambientet e “Ferma VIP”, duke ngjallur menjëherë hamendësime mbi një përfshirje të mundshme të tij si pjesëmarrës në reality show-n e njohur.
”Diçka e madhe po vjen”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Pali, i cili prej vitesh është një nga figurat më aktive të tifozerisë kuqezi, gëzon një mbështetje të fortë nga komuniteti i TKZ, çka mund të rrisë ndjeshëm interesin dhe shokueshmërinë e spektaklit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por pritet me kuriozitet nëse ai do të shfaqet në “prime”-in e radhës të “Ferma VIP”./korrieri