
Pas hapjes së 1660 zarfeve nga gjithsej 194,889 nga votat e Diasporës, gara mes forcave kryesore politike është shumë e ngushtë. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri tani 726 vota, ndërsa Partia Socialiste (PS) numëron 705 vota.

Ndërkohë, Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 117 vota, Lëvizja BASHKË ka marrë 21 vota, MUNDËSIA 35 vota, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) 34 vota. /korrieri