
Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste e Shqipërisë ka kaluar në kryesim pas numërimit të 86 qendrave të votimit nga gjithsej 245. Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka marrë 9.746 vota ose 45.05% të totalit, duke lënë pas Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka grumbulluar 9.411 vota ose 43.50%.
Kjo përmbysje vjen pas një nate ku PD-ASHM udhëhoqi rezultatin paraprak, duke e bërë garën në këtë qark të mbetet e hapur dhe me zhvillime të papritura.
Në vend të tretë pozicionohet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 1.099 vota (5.08%), ndërsa subjektet e tjera politike kanë marrë përqindje më të vogla të mbështetjes./korrieri