
Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 135 kuti nga 508 gjithsej, dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë të Partisë Socialiste ndaj rivalëve të saj.
Shifrat e deritanishme janë si më poshtë:
- Partia Socialiste (PS) – 21,444 vota
- Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) – 10,332 vota
- Shqipëria Bëhet – 1,130 vota
- Mundësia – 771 vota
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 422 vota
- Lëvizja Bashkë – 293 vota
Numërimi vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim që mund të ndikojnë në dinamikën e garës.