
Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri tani 72 kuti nga 493 gjithsej, duke dhënë një panoramë të parë të garës. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste kryeson, por ndiqet nga afër nga Aleanca për Shqiptarët dhe Minoritetet.
Rezultatet deri në këtë fazë janë:
- Partia Socialiste (PS) – 10,631 vota
- (ASHM) – 8,142 vota
- Shqipëria Bëhet – 451 vota
- Mundësia – 457 vota
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 47 vota
Numërimi vazhdon, ndërsa pritet që në orët e ardhshme të ketë përditësime të reja që mund të ndikojnë në balancën e forcave në këtë qark të rëndësishëm bregdetar./korrieri