
BW ka publikuar të dhënat paraprake nga numërimi elektronik i 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, ku votimi dhe numërimi u kryen elektronikisht në 44 qendra votimi. Rezultatet tregojnë një epërsi të lehtë të koalicionit opozitar PD-ASHM përballë Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave, PD-ASHM ka grumbulluar 522 vota, ndërsa PS ka marrë 501 vota, duke lënë një diferencë të ngushtë prej 21 votash në favor të opozitës. Ende pritet publikimi i rezultateve nga 38 qendra të tjera të votimit në Vorë, raporton Korrieri.
Detajet nga kutitë e numëruara janë si më poshtë:
- Qendra e Votimit 2037:
- PD-ASHM: 111 vota
- PS: 87 vota
- Qendra e Votimit 2038:
- PD-ASHM: 106 vota
- PS: 74 vota
- Qendra e Votimit 2038/01:
- PD-ASHM: 129 vota
- PS: 68 vota
- Qendra e Votimit 1558:
- PD-ASHM: 42 vota
- PS: 124 vota
- Qendra e Votimit 1301:
- PD-ASHM: 35 vota
- PS: 85 vota
- Qendra e Votimit 2037/01:
- PD-ASHM: 99 vota
- PS: 63 vota
Rezultatet paraprake pritet të përditësohen gjatë orëve në vijim me përfundimin e numërimit të plotë në të gjitha qendrat.