
Ka përfunduar numërimi i tre kutive të para të votimit në bashkinë e Pustecit, pjesë e Qarkut të Korçës. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka marrë 414 vota, duke kryesuar me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Demokratike, e cila ka siguruar 205 vota.
Rezultatet nga secila kuti janë si më poshtë:
- Kutia 1 (Pustec): PS – 130 vota, PD – 52 vota
- Kutia 2 (Pustec): PS – 150 vota, PD – 118 vota
- Kutia 3 (Kallamas): PS – 139 vota, PD – 38 vota
Në total, në këto tre kuti Partia Socialiste ka grumbulluar rreth dy herë më shumë vota sesa Partia Demokratike./ korrieri