
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi.
Sipas raportimeve në media, Isufit i është gjetur një dozë kokainë.
Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë..
Aktualisht, policia ka kryer edhe bastisjen e banesës së tij në Sarandë për të parë nëse gjendeshin sasi të tjera droge.
Ky zhvillim ka befasuar disi banorët e qytetit bregdetar, pasi Isufi nuk njihet si person problematik në Sarandë dhe nuk ka precedentë penalë. Prej kohësh ai jeton dhe punon në Suedi. /korrieri