
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha sot se janë rreth 21 mijë zarfa të cilat nuk janë shpërndarë ende. DHL nuk i ka shpërndarë akoma, dhe prej tyre, 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësinë e adresës, email-it dhe numrit të telefonit. Pra, 11 mijë votues DHL nuk ka mundur t’i gjejë.
Megjithatë, sipas tij, procesi po ecën mirë dhe, në mënyrë kategorike, në vlerësimin e tij, nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Ka probleme, pohoi Celibashi, por jo të tilla që lidhen me KQZ.
Edhe pse partitë politike dhe një numër i lartë emigrantësh kanë shprehur rezerva për procesin apo për manipulimin e votës së diasporës, kreu i KQZ mendon se ky proces duhet të vlerësohet si i arritur.
Megjithatë, Celibashi pohon se, nëse dikush duhet të japë llogari, ai nuk do të hezitojë. /korrieri