
Gazetari Basir Çollaku ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për përfshirjen e një biznesmeni të njohur në aktivitete të dyshimta të zbuluara përmes përgjimeve të sistemit të koduar Sky ECC.
“Nuk keni parë gjë akoma…!!”, shkruan Çollaku, duke theksuar se bëhet fjalë për një “biznesmen deti në tokë që i kanë kapur sky-enchro në ajër”. Sipas tij, jo vetëm Kryeministri Edi Rama është në dijeni të këtyre zhvillimeve, por edhe disa ambasadorë ndërkombëtarë.
Postimi i gazetarit lë të kuptohet për një hetim të rëndësishëm në sfond, i cili mund të përfshijë emra me peshë në jetën ekonomike dhe politike të vendit. Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar, por deklaratat e Çollakut pritet të trazojnë ujërat në ditët në vijim./korrieri