
Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është finalizuar ekstradimi në Shqipëri i 52-vjeçarit Marsel Shesga, alias Bujar Shega, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arrestuar në Itali.
Shesga, lindur në Elbasan, akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Në vitin 2024, GjKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Pas procedurave të ndjekura nga autoritetet shqiptare dhe italiane, i kërkuari tashmë ndodhet në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.