
Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për listat e kandidatëve të PD në emisionin “Opinion” tha se shumë prej tyre që janë në listën e mbyllur e kanë me meritë për shkak se kanë e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD.
“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo… Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre.
Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Kanë qenë, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, – tha Berisha./korrieri