
Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë në pah detaje të reja përsa i përket zhvillimeve të fundit lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Hoxha është shprehur se Veliaj jo vetëm ka kryer telefonata të paligjshme nga qelia e paraburgimit, por gjithashtu ka drejtuar dhe mbledhje të bashkisë me stafin me video-call. Ndër të tjera ai shton se në Bashkinë e Tiranës zhvillimet kanë qenë më të mëdha sesa ato të bëra publike, referuar shkarkimit të Saraj Goxhajt dhe Alban Dokushit, duke u shprehur se shumë persona të tjerë janë hequr nga puna.
Gazetari ka thënë se paraburgimi i Durrësit ku po mbahet i izoluar Veliaj, dikur njihej si burgu më liberal ndërsa sot është vënë në masa të rrepta sigurie, teksa shton se tashmë janë mbledhur të gjithë celularët e burgut pas ndodhive të fundit.
Ndër të tjera Artan Hoxha shton se Veliajt i janë rralluar dhe vizitorët që me publikimin e listave të Partisë Socialiste ku Rama bën pjesë në atë të Tiranës, ku thotë se shumë njerëz të afërt të tij, nuk janë shkuar më për ta vizituar.
“Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në mirëbesim e sipër duke menduar se ishte njeriu i pushtetshëm, ka komunikuar dhe nga burgu, ka bërë mbledhje nga burgu.
Ai nuk e ka bërë me celularin e policëve, por për shkak të tij tani janë mbledhur gjithë telefonat e burgut. Ai është mbajtur si burgu më liberal deri më tani në Shqipëri. Por kur ti vjen dhe bën atë luftë që bën me prokurorin dhe nga ana tjetër kërkon të bëjë mbledhje me stafin e tij nga burgu. Tani i janë rralluar fare vizitat, më parë i shkonin mbështetës. Që kur ka dalë lista e Ramës për deputetët për Tiranën, një pjesë e mirë e tyre, që kanë qenë njerëz të afërt të tij, nuk i shkojnë më”, tha Hoxha. /euronews