
Fatbardha Hysi, nëna e Fabjol Hysit, shurdh-memecit që u dhunua në mënyrë barbare në Lushnje rrëfen se i biri është duke luftuar për jetën e së mjekët si kanë dhënë asnjë shpresë. Ajo rrëfen jetën e vështirë të Fabiolit dhe nuk kupton dot arsyen përse djalin e saj e goditën barbarisht, kur ai nuk i bënte keq askujt.
Znj.Fatbardha, si e mësuat ju që Fabjoli ishte dhunuar?
Nipi i një mikeshës time, e kishte parë Fabjolin të dhunuar dhe i kishte dhënë ndihmë. Kishte lajmëruar ambulancën dhe policinë. Kur unë shkova në spital gjeta plot njerëz.
Si është gjendja e Fabjolit?
Është në intubim. Mjekët nuk na kanë dhënë ende shpresë. Është me fraktura në kokë. Po lufton me jetën.
Cfarë mësuat rreth ngjarjes?
Fabjoli ndodhej në xhami. Në orën 20.10 ka dalë nga xhamia kur personat e kanë shtyrë dhe ai është penduar e ka rënë. Kur ai ka qenë përtokë, njëri nga djemte e ka goditur në kokë me gur, duke i shkaktuar frakturë. Tjetri e ka goditur me shqelma.
Kishte përplasje Fabjoli me ndonjërin nga djemtë?
Fabjoli si bënte kaq askujt. Ai ka lindur me aftësi të kufizuara. Është operuar ne Greqi. frekuentonte rregullisht xhaminë dhe ai nuk kishte asnjë konflikt. Dua të më thonë pse e masakruan djalin tim.
Jeni pyetur nga policia dhe cfarë kërkoni nga institucionet?
Të bëjnë drejtësi. Të më shpjegojnë motivin, përse Fabjoli ndodhet në këtë gjendje. Dua drejtësi. Si nënë shpresoj që Fabjoli të bëhet mirë. /korrieri