
Monika Kryemadhi ka uruar bashkëshortin e saj, Ilir Metën, në 56-vjetorin e lindjes me një mesazh të veçantë, duke e lidhur këtë ditë me zgjedhjet e 11 majit.
“Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër, por ka një veçori të veçantë në këndvështrimin tim. Të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty, Ilir Metaj. Si gjithmonë, ti vendos veten sakrificë për të tjerët dhe parimet e tua morale e politike mbi interesin personal,” shkruan Kryemadhi.
Ajo thekson se dhurata më e bukur për Metën këtë vit do të ishte mbështetja me votë më 11 maj, duke e cilësuar atë si një mundësi për ndryshim për Shqipërinë.
“Gëzuar ditëlindjen, Ilir Metaj!” – përfundon mesazhi i saj.