
Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Teksa po futej në ambientët e SPAK, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur, por u përgjigj se nuk është në dijeni.
“Se di, kur të dal”, tha Isai.
Isai është thërritur dhe më parë në SPAK, ku më 30 maj të vitit 2023, u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar. /korrieri