
SPAK lexon pretencën për operacionin “flakë në det”.
Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Kujtojmë se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët transportonin lëndën narkotike nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.
Më poshtë lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata:
Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gëzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg
Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30. /korrieri