Policia kapi “shtëpi bari”, rritej kanabis në Zyrat e ASHK , a e dinte Drejtoresha Lorena Goxhobelli ?
Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me “shtëpinë e barit” të zbuluar në Tiranë.
Mësohet se magazine është shtetërore dhe kati i parë është në përdorim të Kadastrës, teksa për katin e dytë ku u gjend lënda narkotike ende nuk dihet kujt i takonte.
Ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.
Kur ka parë katin e dytë të mbushur me drogë, ai ka lajmëruar minsitrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Ky i fundit ka lajmëruar më pas drejtorin e Policisë, Ilir Proda. Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti Halit Valteri kishte shkuar në këto ambiente.

Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivim droge dhe AMP ka dyshime se efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë qenë në dijeni.
Gazeta Korrieri mësën se AMP ka nisur hetimin për të zbuluar nëse policët kishin apo jo dijeni mbi këtë aktivitet të paligjshëm. Pritet një rsport në ditët në vijim.
Krahas policëve, pyetja që kërkon përgjigje dhe që meriton të hetohet është: Po Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme të rritjes së kanabisit në godinën e ASHK? Nëse jo, a duhet hetuar për shpërdorim detyre? E nëse po, përgjigja dihet, SPAK aty është, vetëm pak metra larg zyrave të saj. / KORRIERI



